Google thotë se ka hequr nga puna 48 persona, përfshirë 13 menaxherë të lartë për pretendime në lidhje me ngacmime seksuale në dy vitet e fundit.
Në një letër drejtuar punonjësve, drejtori Sundar Pichai tha se gjiganti teknologjik ishte duke u treguar “radikal” me sjelljen e papërshtatshme, transmeton portali arbresh.info.
Letra ishte përgjigje ndaj një raportimi të New York Times në lidhje me krijuesin e Androidit, Andy Rubin i cili kishte marrë një paketë të largimit nga puna prej 90 milionë dollarësh, përkundër përballjes me akuzat për sjellje të keqe.
Një zëdhënës për z. Rubin mohoi akuzat, tha gazeta.
Rubin u largua nga kompania më 2014. Atij i ishte dhënë një lloj siç e përshkruan gazeta “lamtumirë prej heroi”.
Letra tha se Google ishte shumë serioze për ofrimin e një vendit të punës të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
“Ne duam t’ju siguroj se ne shqyrtojmë çdo ankesë veçmas rreth ngacmimit seksual ose sjelljes së papërshtatshme, ne hetojmë dhe ndërmarrim veprime,” vazhdon letra./arbresh.info/
Policia inicon rast penal pas kërcënimit me email ndaj Presi...
Hoxha: Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joli...
Donaldi, Vladimiri dhe një telefonatë dyorëshe: Kush fitoi?
18 dështime në Kuvend, Kadrijaj: Për këtë maskaradë, Kurti d...
Mali rrezikon të shembet mbi fshatin ziveran
Ambasadori Ajeti paralajmëron investime të mëdha gjermane