Ditën e djeshme Google lajmëroi se versioni i ri i Gmail do të debutojë për të gjithë përdoruesit individualë dhe ata G Suite muajin e ardhshëm.
Data e saktë mbetet mister. Dizajni i ri i Gmail sjell veçori të reja gjithashtu si shtyrja e e-mail-eve për leximin më vonë, shikime paraprake të materialeve të bashkëngjitura, një panel anësor për aplikacione si kalendari apo Keep dhe shërbimet nga palë të treta, qasje offline, mesazhe konfidenciale dhe mesazhe që vetëshkatërrohen, transmeton PCWorld Albanian.

Gjithashtu është i vetmi version Gmail që sjell Smart Compose, një veçori e cila përpiqej të plotësojë fjalitë për ju.
Që nga muaji Korrik, administratorët e G Suite do të kenë opsionin për të kaluar menjëherë të gjithë përdoruesit në Gmail-in e ri por mund ta shtyjnë edhe pë 12 javë të tjera.
Pas këtij afati të gjithë përdoruesit e G Suite do të kalohen automatikisht.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...