Rrjeti social Facebook njoftoi se kishte fshirë nga platforma e vet dhe nga Instagrami qindra llogari të rreme me origjinë nga Irani dhe Rusia.
“Këto llogari ishin pjesë e fushatave të veçanta dhe nuk ishin të lidhura apo të koordinuara”, njoftoi gjiganti i teknologjisë.
“Ne e ndalojmë këtë lloj aktiviteti sepse ne duam që njerëzit t’u besojnë lidhjeve që krijojnë në Facebook. Dhe ndërsa ne po bëjmë progres duke e çrrënjosur këtë abuzim, ashtu siç kemi thënë edhe më parë, kjo mbetet një sfidë e vazhdueshme sepse njerëzit e përgjegjshëm janë të vendosur dhe të mirëfinancuar”, thuhet në një njoftim të kompanisë.
Firma e sigurisë informatike FireEye e këshilloi Facebook në korrik gjë që çoi në një hetim në rrjetin e faqeve të medias sociale LFP me origjinë në Iran dhe me objektiv njerëz në Lindja e Mesme, Amerika Latine, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Llogaritë e para doli se ishin krijuar në 2013, disa të lidhura më median shtetërore iraniane dhe nga 2017 ato kishin filluar të postonin në radhë të parë materiale me përmbajtje politike duke e fshehur vendndodhjen e tyre.
Faqet LFP kishin filluar gjithashtu të kryenin pirateri informatike me llogaritë e njerëzve që nga viti 2016.
Një grup tjetër faqesh, i pari prej të cilave filloi në 2011, u gjet gjithashtu se kishte përhapur material politike mbi Lindjen e Mesme në arabisht dhe farsi si dhe informacion mbi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe në anglisht.
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...