Pjesët nga makinat e garave, e bëjnë Pisan edhe më të egër
Prodhuesi italian Ferrari, zyrtarisht ia ka hequr mbulesën modelit të shumëpritur 488 Pisa, në Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi. Ky është modeli për i perfeksionuar nga linja 488, me motor 3.9-litra turbo dyshe V9 që prodhon 720 kuajfuqi, ndërsa peshon 1,280 kilogramë. Fuqitë shpërndahen përmes shtatë shpejtësive, nga një transmision dyfish.
Si rezultat i kësaj, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Pisa e arrin për 2.85-sekonda, ndërsa dyfishin e kësaj mund ta arrijë për 7.6-sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë, është fiksuar në 340 kilometra në orë.
Motori është huazuar nga Ferrari 488 Challenger, teksa shumë pjesë nga makinat e garave. Shufrat mbrojtëse dhe tubi për nxjerrjen e gazrave, janë të punuara nga titani. Grilli, si dhe pjesët e brendshme si zinxhirët dhe disqet e ndryshme, kanë përbërje nga fibrat e karbonit.
Për t’i rritur aerodinamikën, fokusi nuk është vënë te kapaku, por te pjesa e pasme që e bënë prerjen e ajrit. Në terme të dinamikës së veturës, Ferrari ka vendosur në Pisa versionin e fundit të kompanisë, që mundëson shkathtësi shumë më të mëdha. Në këtë formë, shoferi ka kontroll shumë më të madh edhe kur është duke lëvizur me shpejtësi. /Telegrafi/














Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...