Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, Huawei dhe ZTE.
Sipas CNBC, shefat e inteligjencës e kanë bërë këtë rekomandim gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.
Në fjalën e tij, drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit”.
“Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, shtoi Wray./Top Channel
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...