
The front page of a newspaper with the headline "Fake News" which illustrates the current phenomena. Front section of newspaper is on top of loosely stacked remainder of newspaper. All visible text is authored by the photographer. Photographed in a studio setting on a white background with a slight wide angle lens.
“Fake news” ka marrë një lloj legjitimiteti pasi është cilësuar fjala më e përdorur e vitit nga Collins, pas asaj që fjalori e ka cilësuar prezencë e kudondodhur e saj në 12 muajt e fundit.
Leksikografët e fjalorëve Collins, që monitorojnë koleksionin prej 4.5 miliardë fjalësh, thonë se përdorimi i frazës është rritur me 365 për qind që nga 2016. Fraza, shpesh në shkronja kapitale, është përdorur shpesh në retorikat e presidentit amerikan Donald Trump.
Vetëm në tre ditët e fundit madje, ai ka shkruar në Twitter se si Fake News po punojnë me orar të zgjatur, duke iu referuar hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe se si Fake News është dobët. Trump e ka përdorur shpesh frazën dhe pretendoi madje javën e kaluar se ai e ka shpikur atë.
“Ndoshta edhe njerëz të tjerë e kanë përdorur frazën fake news më parë”, tha ai, “por unë nuk e kam vënë re asnjëherë atë”. Sidoqoftë, ky pretendim, është vënë në pikëpyetje nga fjalori.
Collins thotë se fake news ka filluar të përdoret rëndom në televizionet amerikane për të përshkruar informacione të rreme, shpesh sensacionale, të shpërndara përmes raportimeve.
Përdorimi i saj sipas fjalorit është rritur nga 2015 dhe kulmin e ka arritur këtë vit duke siguruar një vend të sigurt në edicionin e ardhshëm të fjalorëve Collins që pritet të botohen.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...