Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook, është duke zhvilluar teknologji të avancuara që do t’i lejojnë përdoruesit të komunikojnë me anë të mendimeve. Një njësi e dedikuar për këtë çështje në zyrat qendrore të kompanisë në Kaliforni është duke eksperimentuar me teknologjitë që mundësojnë leximin e mendimeve.
Mark Zuckerberg, themeluesi dhe presidenti i kompanisë, e ka konsideruar telepatinë si “teknologjinë më të avancuar të komunikimit”, edhe pse ambiciet e Facebook në këtë fushë kanë qënë disi të paqarta.
Në konferencën vjetore të kompanisë, Regina Dugan – shefja e teknologjive eksperimentale – tha se Facebook është duke punuar në “sisteme neuro-optike për leximin e imazheve” që do t’i lejojnë njerëzit të shkruajnë tekst direkt nga neuronet e trurit të tyre me një shpejtësi prej rreth 100 fjalësh në minutë, pra, pesë herë më shpejt se sa mund të shkruajnë në një telefon smart.
“Duket e pamundur, e megjithatë, kjo teknologji është më afër se sa mund të mendohet”, u shpreh Zj. Dugan. Tu mundësosh njerëzve të transkriptojnë mendimet e tyre nënkupton t’i lejosh ata të dërgojnë mesazhe dhe emaile në mënyrë të menjëhershme dhe tërësisht private. Kjo teknologji do të eliminonte gjithashtu pengesat e gjuhës, pasi do të funksiononte pavarësisht saj.
Pavarësisht numrit prej gati 2 miliardë përdorues, Facebook po investon shumë në ide inovatore si realiteti virtual për të siguruar që kompania të mos mënjanohet nga avancimet teknologjike.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër