Facebook po përpiqet të luftojnë rënien e numrit të përdoruesve duke u lejuar atyre të krijojnë disa llogari me të njëjtin identitet, sipas raportit, deri në katër prej tyre.
Zyrtarët thonë se profilet e tjera do të jenë të lidhur me llogarinë kryesore dhe çdo shkelje e mundshme në një prej tyre do të prekë edhe të tjerat.
Por kritikët thonë se lëvizja ka të bëjë me shpërndarjen e identitetit të një personi në shumë llogari dhe rrjedhimisht shuarjen e impaktit ideologjik për çështje të caktuara.
Gjithashtu llogaritë e reja nuk do të mund të përdoren “pëlqime” të përsëritura ndaj një postimi, dhe as për të komentuar me pretendimin se profili i dytë është një tjetër person.
Facebook thotë se procedura është lejuar për krijimin e profileve për aspekte të ndryshme të jetës së përdoruesit si për shembull, shoqërinë, kolegët, intersa të veçanta e kështu me radhë, sipas Bloomberg.
Raportimi thotë se profilet nuk do të tregojnë identitetin e vërtetë të përdoruesit, një vendim që bie ndesh me procedurat e deritanishme të gjigantit teknologjik e ideologjik.
Për herë të parë kompania ka humbur përdorues në tremujorin e parë të 2021, me rreth gjysmë milionë të larguar.
Facebook ka riformatuar veten si Meta për t’u fokusuar vetëm në mediat sociale, edhe kjo i ka shkaktuar humbje kompanisë me rreth $10 miliardë në 2021./tch/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...