Facebook ka hequr një nga opsionet e njohura që ju lejonte të përgjonit miqtë tuaj. Përmes tij çdo përdorues kishte mundësinë të shihte në çdo kohë aktivitetin e miqve të tij.
Edhe pse Facebooku u ka dhënë shumë mundësi përdoruesve të shohin aktivitetin e të tjerëve, duket se tashmë ka nisur të vendosë disa kufizime.
Ai ka hequr “Ticker Feed”, panelin në të djathtë të faqes që zbulonte çfarë bënin miqtë tuaj në kohë reale.
Ky opsion ishte prezantuar për herë të parë në vitin 2011 dhe zbulonte kur dikush pëlqente një foto, apo komentonte postimin e një profili.
“Përshëndetje të gjithëve, ky opsion nuk është më i disponueshëm”, ka shkruar një teknik i Facebookut. Kompania e njohur ka vendosur të edukojë përdoruesit e saj të shohin punën e tyre./express/

Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...