Facebook ka vendosur të paguajë përdoruesit deri në 120 dollarë nëse çaktivizojnë profilet e tyre në rrjetet social Facebook dhe Instagram disa javë para votimit.
E gjitha kjo do të bëhet “për të kuptuar më mirë ndikimin e Facebook dhe Instagram mbi qëndrimet dhe sjelljet kryesore politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA “, siç thekson zëvendës presidenti Nick Clegg.
Nisma nga Facebook është pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga platforma pas polemikave mbi votimin e vitit 2016. Ai gjithashtu përfshin kufizimin e spoteve politike në javën para zgjedhjeve amerikane, të njoftuar javen e shkuar. Çaktivizimi i llogarisë së atyre që vendosin të marrin pjesë vullnetarisht në eksperiment është i përkohshëm dhe fillon nga fundi i shtatorit.
Ju do të jeni në gjendje të merrni një maksimum prej 20 $ në javë, për një total maksimal prej $ 120 për të gjithë periudhën e studimit. Kërkimi do të kryhet nga ‘shkencëtarë’ të pavarur të të dhënave dhe rezultatet do të publikohen vitin e ardhshëm, shkruan New York Post i cili pretendon se “200,000 deri 400,000 njerëz mund të marrin pjesë”. Disa pjesëmarrës të mundshëm do të shohin një njoftim në Facebook ose Instagram duke i ftuar ata të marrin pjesë në studim./lexo/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...