Facebook përmes një algoritmi mund të përcaktojë nivelin tonë të saktë social-ekonomik.
Projekti, i pagëzuar si ‘Socioeconomic Group Classification Based on User Features’, krijon një diagram të saktë nëpërmjet të cilit arrin të përcaktojë gjendjen ekonomike duke u nisur nga një numër parametrash bazë.
Cilat janë? Në diagramin në formë peme, i regjistruar në korrikun e 2016-së, por i publikuar vetëm tani, gjithçka nis nga mosha e përdoruesit për të arritur më pas tek karakteristikat e sakta. Nëse ka një shtëpi, sa pajisje teknologjike kontrollon, në cilin qytet jeton dhe çfarë formimi ka.
Alogaritmi është një tip probabiliteti, i cili vlerëson se në cilën të ashtuquajturën klasë bënë pjesë përdoruesi. Objektivi sigurisht është gjithnjë të shesë reklamat në mënyrë më të besueshme.

Facebook synon të zhvillojë një algoritëm deduktiv që përcakton standardin e jetesës dhe gjendjen socio-ekonomike. Sipas patentës së platformës ai merr në konsideratë edhe udhëtimet, përdorimin e rrjetit social dhe informacione të tjera të rëndësishme se ku banoni. /Telegrafi/
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...