Elon Musk u jep lamtumirën ndjekësve: Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju njoha

13:55 | 9 Maj 2022

Elon Musk u ka dhënë lamtumirë ndjekësve të tij në një postim të çuditshëm në Twitter që ka shkaktuar reagime të shumta.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju njoha”, shkroi shefi i Tesla në Twitter. Dhe kjo erdhi jo shumë kohë pasi ai ndau një postim nga Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Rusisë.

Në deklaratën e supozuar, Rogozin akuzoi Musk se ishte “i përfshirë në furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje komunikimi ushtarake”.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do që të bësh budallain”, përfundoi Rogozin.

Kjo është arsyeja pse Musk beson se rusët mund të bëjnë një tentativë për jetën e tij, duke vdekur në rrethana misterioze.

Vlen të theksohet se Musk dhe Rogozin janë grindur hapur gjatë gjithë luftës në Ukrainë./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara