Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë nënshkruar një marrëveshje për të liruar frekuencat të cilat do të përdoren për shërbimet 5G për 20 vitet e ardhshme, një përpjekje e bllokut për ndjekur hapat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në lansimin e produkteve që lidhen me internetin, shkruan Telegrafi.
Grupi lobimit ETNO, pjesë e të cilit janë Orange, Telefonica dhe Telecom Italia, kanë kritikuar marrëveshjen duke thënë se nuk është ambicioze dhe një axhendë 25 vjeçare ishte e nevojshme.
Marrëveshja e përkohshme erdhi pas muajsh grindjesh mes qeverive të BE-së që kërkonin të ruanin një burim fitimprurës të të ardhurave dhe ofruesve të telekomunikacioneve që kërkonin mënyra të reja për të rritur fitimet.
Sipas marrëveshjes, 5G do të jetë në dispozicion përgjatë bllokut deri në vitin 2020, me spektrin e garantuar për një minimum prej 20 vjetësh.
Sipas marrëveshjes, 5G do të jetë e disponueshme në vendet e bllokut deri më 2020-ën ndërsa frekuenca janë të garantuar për 20 vitet e ardhshme.
Aktualisht tregu 5G më i madh në botë është Kina. /Telegrafi/
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?