Nëse është për t’iu besuar raportimeve të ndryshme në internet, Microsoft Surface Pro 5 do të jetë vetëm version i ri-dizajnuar i pajisjes së mëhershme me disa komponentë të avancuar.
Surface Pro 5 do të mbajë konektorin e tij standard Surface për mbushje, por ky hibrid i laptopit dhe tabletit do të ketë procesorin më të ri të Intel Kaby Lake, një dizajn më të bukur dhe performancë më të mirë.
Mbajtja e konektorit Surface për mbushje nuk do të thotë se Microsoft nuk do të zëvendësojë DisplayPort me konektorin USB-C, transmeton KosovaPress.
Kompania më herët ishte zotuar se adapterët për mbushje Surface Pro 3, dock dhe Type Covers do të jenë kompatibil me Surface Pro 4, ashtu që informacioni se Microsoft do të mbajë konektorin Surface për mbushje nuk është e papritur, por lënia anash e portit USB-C ishte diçka që askush nuk e kishte pritur, duke pasur parasysh se shumica e prodhuesve të kompjuterëve që punojnë me Windows OS po kalojnë në portin e ri.
Ndryshe, Microsoft Surface Pro 5 pritet të prezantohet në ngjarjen speciale që do të mbahet javëve të ardhshme.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...