Thomas Lemar duket se karrierën e tij do ta vazhdoj në Angli.
Sulmuesi anësorë i Monacos ka qenë dëshirë e madhe e Arsenalit dhe Liverpoolit në dy afatet e fundit kalimtare për futbollistë.
Por Monaco i rezistoi ofertave të ardhura nga Anglia duke vendosur ta mbajë yllin e tyre.
Tani garë për transferimin e tij iu është shtuar edhe lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City.
Lemar (Getty Images)
The Sun raporton se Pep Guardiola dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë dhe Lemar shihet si futbollisti i duhur.
22-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola me fanellën e Monacos dhe ka bërë tetë asistime.
Por për ta lënë të lirë të largohet nga klubi, Monaco po kërkon një shumë prej 100 milionë euro.
Mbetet të shihet se cila nga tri skuadrat e lartpërmendura do ta fitojë garën për transferimin e reprezentuesit francez. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...