Kompania e famshme, Canon, ka hyrë suksesshëm në tregun e aparateve-kamerë duke prezantuar pajisjen XC10 që vjen me video të përmirësuar 4K dhe lenset për zoom.
Aparati-kamerë që kushton 2,500 dollarë nuk hyn në modelet DSLR, për të cilat është i famshëm Canoni. XC10 4K Digital Teleconverter më shumë është i dizajnuar për krijuesit e filmave dhe gazetarët të cilët incizojnë video.
Canoni në aparatin e ri ka instaluar një sensor 1-inç që mund të incizojë video 4K me rezolucion 3840×2160 dhe gjithashtu video full HD me 1080 pixels.
E veçanta e këtij aparati është lidhja me Wi-Fi për dual-band 2.4 GHz dhe 5GHz që mundëson kyçjen me tablet, telefona të mençur dhe kompjuter.
Edhe pse nuk është një Canon DSLR, aparati i ri XC10 mund të bëjë fotografi, por vetëm me 12 megapixels kurse videot 4K deri në 8 megapixels.
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...