Po kalon gati gjysmë viti që kur tema e kriptovalutave është bërë jo edhe aq e rëndësishme tek njerëzit.
Tani në shumë vende kjo temë mezi ekziston. Kjo sipas një eksperti të kësaj fushe, Christoph Gerlinger i cili është edhe menaxher i grupit të start-up në Berlin, është shumë e mire pasi që sidomos të rinjtë harxhonin shumë enegji pas Bitcoinit.
Në javët e para të vitit 2017-të Bitcoin-i kishte një vlerë prej 7000 dollarëve dhe pas një kohe shumë të shkurtër vlera e këtyre valutave virtuale u rrit disafish më shumë duke shkuar edhe në 20.000 dollarë.
Ndoshta rënia e vlerës ka ndikuar edhe në interesimin e blerësve për Bitcoin, shpjegon një koleksionues, i cili ndër të tjera tha se ju ka ardhur në maje të hundës.
Shumë kompani që kanë investuar në këtë drejtim, kanë pasur edhe fitime milionëshe. Tani drejtuesit e tyre ankohen se nuk po munden të fitojnë edhe aq shumë.
Kërkesa më e ulët është kryesisht për shkak të mungesës së rregullores që mbron investitorëtdhe nuk i lejon ata të bëhen “dele e zezë “ dhe pjesë e skemave të mashtrimit.
“Nuk ka ndodhur shumë në SHBA, Britani të Madhe dhe BE gjatë muajve të fundit”, thotë Sandner. Vetëm vende si Malta apo Luksemburgu kanë vendosur rregulla për industrinë. Në Zvicër dhe në disa vende të Azisë gjithashtu, tregu i tyre është kryesisht i rregulluar. Në Kinë kjo veprimtari, është e ndaluar”.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...