Në arsenalin e emoji dhe vizatimeve që janë bashkangjitur tastierave virtuale do të hyjnë me 56 emoji të reja.
Konsorciumi Unicode, i cili merret me standardizimin e pitogrameve që të jenë të dukshëm në çdo pajisje me çdo lloj sistemi operativ, ka bërë të ditur dhe listën përfundimtare të këtyre emoji. Ato tani janë gati të përdoren në smartphone dhe pritet të hyjnë përfundimisht në vjeshtë.
Mes tyre që mund ti përdorim dhe në rrjetet sociale është femra me shaminë islamike dhe burri me mjekër, si dhe ushqyerja me gji. Kundër diskriminimit të brezit ka tre emoji, i riu, i rrituri dhe i vjetri pa dhënë të dhëna për meshkuj apo për femra.
Në përzgjedhjen e emoji bie n sy ajo me gishtin te buza për të treguar shenjën e heshtje, qeshja e fshehur me dorë, vetulla e gritur dhe e vjella. Nga sporti vjen ngjitja në shkëmbinj apo slita, ndërsa në garderobë vjen kapota, shalli, dorashkat çorapet dhe kapelja e bejzbollit.
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...