Platforma X mund të ketë thyer rregullat e ashpra të Ligjit për Shërbime Dixhitale të Bashkimit Evropian, thanë rregullatorët ndërsa njoftuan nisjen e një hetimi zyrtar kundër platformës.
Sipas Komisionit Evropian, shqetësimi kryesor i hetimit është “përhapja e përmbajtjes së paligjshme ku shfaqen sulmet e Hamasit kundër Izraelit”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Krahas X, listës së platformave që kishin thyer këto rregulla iu bashkëngjitën edhe 16 të tjera, si Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, Lindekln, Amazon, Google Search, si dhe App Store.
“Ne e marrim shumë seriozisht shkeljen e rregullave tona. Dhe provat që kemi aktualisht janë të mjaftueshme për të nisur zyrtarisht procedurat kundër X”, tha Margrethe Vestager, zëvendës presidente ekzekutive e BE-së.
Përgjigja e kompanisë ndaj këtyre akuzave ishte se, kishin larguar “qindra” llogari që lidhen me Hamasin, dhe “dhjetëra mijëra përmbajtje të tilla”.
Pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ka pasur raportime për përhapjen e dezinformatave në X, duke përfshirë video dhe imazhe të shpërndara nga një rrjet propagandistik.
Menjëherë pas njoftimit të Komisionit Evropian, X postoi një deklaratë në llogarinë zyrtare të tij, duke bërë thirrje që procesi të ndjekë procedurat ligjore dhe të jetë “i lirë nga ndikimi politik”.
“X është fokusuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë përdoruesit e platformës, duke mbrojtur lirinë e shprehjes”, thuhej në deklaratë.
Hapat e ardhshëm të Komisionit do të jenë mbledhja e provave, dhe ndërmarrja e veprimeve të përkohshme kundër X.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës