Errol Musk, babai i Elon Muskut, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe 200 milionë dollarë për Institutin Musk, një trup të ri të themeluar për këshillim fitimprurës, i fokusuar në kërkime shkencore dhe inovacione, raportoi faqja Cryptoslate.
Errol Mask dhe partneri i tij biznesi Nathan Brown, drejtojnë këtë iniciativë të pavarur nga djali i tij, Elon Musk, por Errol ka pranuar se investitorët mund ta lidhin këtë trup me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Tesla, pronari i së cilës është djali i tij, për shkak të angazhimit të tij të shquar në industrinë teknologjike dhe kriptovaluta.
Pavarësisht angazhimit shumëvjeçar në industrinë e kriptomonedhave, Elon Musk ka deklaruar disa herë se as ai dhe as kompanitë e tij nuk kanë planifikuar të lëshojnë kriptomonedha.
Megjithatë, Errol thotë se frymëzimi i tij për prezantimin e MuskIt ka ardhur pas pjesëmarrjes në një ngjarje të SpaceX në fund të vitit 2023.
Në këtë ngjarje, Elon dyshohet se ka i ka dhënë meritat të atit për mësimin e bazave të inxhinierisë, shkruan newsweek.
Ndërkohë, mediat botërore shkruajnë se marrëdhënia ndërmjet atit dhe djalit ka qenë e tensionuar gjatë viteve. Biografia e Elon Muskut, e shkruar nga Walter Ajackson, ka përshkruar në detaje tensionet, duke përfshirë pretendimet për abuzim verbal gjatë fëmijërisë së Elonit.
Megjithatë, Errol e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke mohuar raportet se ka qenë i ndarë nga fëmijët e tij ose se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së Elon Muskut, May Musk.
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...