Apple konfirmoi atë që një pjesë e madhe e përdoruesve të pajisjeve të saj dyshonin prej kohësh.
Gjiganti amerikan i teknologjisë pranoi se ngadalëson qëllimisht performancën e pajisjeve të saj të vjetra, por mohoi se e bën këtë për të nxitur përdoruesit e saj që të blinin modelet e reja.
Apple thotë se ndërhyn tek disa modele të vjetra të pajisjeve të saj, por vetëm për të ruajtur performancën e baterisë, që bie me kalimin e kohës.
Kjo, sipas Apple, zgjat jetëgjatësinë e pajisjeve të saj për konsumatorët.
Ky justifikim i Apple është testuar nga faqja teknologjike “Geekbench”, që analizoi dy telefona 6S, njërin me bateri më të vjetëruar dhe tjetrin me bateri të re. Gjatë testimit u vu re se telefoni me baterinë e re ishte më i shpejtë, ndërsa në momentin që pajisjes së parë iu vu një bateri e re, performanca e tij u përmirësua ndjeshëm./tch/
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...
Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit
“Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë q...
KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në Dheu i Bardhë, ndalohen ka...
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...