Apple është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë, një cak simbolik ky që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane.
Të premten, Apple vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër e kuotuar në bursa, nuk e ka arritur ndonjëherë.
Sidoqoftë, Apple nuk është e vetmja kompani teknologjike që po i afrohet trilionëshit. Amazon, aktualisht vlerësohet në mbi 820 miliardë dollarë. Por, për momentin, Apple është lider i padiskutueshëm. Edhe investuesi i famshëm, skeptik për teknologjinë, Warren Buffet, ka vënë vulën e tij të aprovimit mbi kompaninë duke blerë 75 milionë aksione dhe duke injektuar besim shtesë në titanin e teknologjisë.
Kur Steve Jobs vdiq në 2011, shumëkush u shqetësua se kompania do të përballej me vështirësi. Por, nën drejtimin e pasuesit të përzgjedhur prej vetë atij, Tim Cook, apple tashmë ka shumëfishuar vlerën e asaj kohe. Apple, sërish, mund të mos jetë kompania e parë që kalon kufirin e 1 trilionëshit.
Gjigandi i teknologjisë, mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite, që mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm. Marrë së bashku, kompanitë teknologjike Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google, kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke dominuar qartazi në indekset e bursave amerikane./tch/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës