Megjithatë, iu duhet ta respektoni ligjin dhe t’i bindeni rregullave për shpejtësinë e limituar.
Askush nuk dëshiron të dënohet për tejkalim shpejtësie, teksa prodhuesit automobilistik po bëjnë shumë përpjekje, që vozitësit të shmangin atë copë të padashur letre, transmeton Telegrafi.
Shumica e makinave moderne, kanë kamera që i lexojnë shenjat dhe i shfaqin të dhënat për ta paralajmëruar shoferin. Disa prej tyre, paralajmërojnë edhe me tingull, në mënyrë që të kontrollohet shpejtësia dhe të mos tejkalohet.
Kësaj strategjie i ka hyrë edhe Google, që nëpërmjet Google Maps do të regjistrojë edhe shpejtësinë e lejuar nëpër rrugë.
Përdoruesve të aplikacionit Google Police, do t’ju shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit të veturës, se është afër limitit të lejuar. Numrat do të marrin ngjyrë të ndezur, po që se vozitet në limit.
Deri më tani, ky sistem ishte i mundur vetëm në San Francisko, ku edhe është testuar me sukses. Zyrtarë nga Google bëjnë të ditur, se sistemi do të zgjerohet në tërë Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Danimarkë.
Pa kaluar kohë e gjatë, Google Police pritet të mbulojë edhe shumë shtete të tjera. Derisa Google Maps është duke avancuar në këtë istëm, thuhet se do të jetë i mundur për të dy shfrytëzuesit si iOS ashtu edhe për Android.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar