Pas vitesh të tëra duke i shpëtuar udhëtarët në vende ku nuk flasin gjuhën lokale, Google Translate lansoi një mjet për mësimin e gjuhëve gjatë verës.
Tani, Google ka shtuar në heshtje disa gjuhë të reja që mund t’i praktikoni me aplikacionin.
Google lansoi versionin beta të Modalitetit Practice në aplikacionin Translate me mundësi për t’u mësuar spanjisht dhe frëngjisht folësve të anglishtes, si dhe anglisht për njerëzit që flasin frëngjisht, spanjisht ose portugalisht.
Siç raportohet, aplikacioni tani po shton portugalisht dhe gjermanisht në gjuhët që mund të mësojnë folësit e anglishtes.
Ndoshta edhe më e rëndësishme është se aplikacioni tani mund t’u mësojë anglisht folësve të tetë gjuhëve të reja. Ato janë: bengalisht, gjermanisht, gjuhën indiane, italiane, holandeze, rumune, suedeze e kineze.
Mjeti i Google është perfekt për të përmirësuar aftësitë tuaja gjuhësore, edhe nëse nuk jeni folës amtar i një gjuhe. /Telegrafi/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...