Një dokument i publikuar së fundmi nga Microsoft Support zbulon se kompania po i jep fund mbështetjes për aplikacionin Cortana në Android dhe iOS.
Ndryshimi hyn në efekt më 31 janar 2020 dhe sipas Microsoft, cituar nga The Verge, aplikacioni Cortana do të hiqet në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Gjermani, Meksikë, Kinë, Spanjë, Kanada dhe Indi.
“Pas 31 janarit të vitit 2020, aplikacioni celular Cortana në telefonin tuaj nuk do të mbështetet më dhe do të ketë një version të azhurnuar të Microsoft Launcher me Cortana të hequr.” – thuhet nga Microsoft.

Megjithatë, Cortana do të ketë integrim më të thellë me aplikacionet e produktivitetit të Microsoft 365.
Për ta arritur këtë, Microsoft thotë se duhet t’i japë fund mbështetjes për aplikacionin Cortana në Android dhe iOS. /Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...