Një ndër gjërat që na pëlqen më së shumti kur fluturojmë me aeroplan është të shikuarit përmes dritares, të peizazheve të ndryshime që shihen poshtë.
Por, kjo mund të jetë një gjë e së kaluarës, me planin e ri të Emirates, që planifikon të ndërtojë aeroplanë pa dritare, e që do të jenë më të lehtë dhe më të shpejtë.
Mirëpo, udhëtarët e klasës së parë, do të kenë ekrane me fibra optike, që transmetojnë brenda, të gjitha ato që shihen jashtë.
“Imazhet janë aq të mira, sa që duket se vërtetë jeni të ulur në karrigen pranë xhamit të aeroplanit”, ka thënë Sir Tim Clark, president në Emirates.
Inxhinierët pretendojnë se heqja e xhamave redukton peshën, duke e bërë aeroplanin më të lehtë. Për rrjedhojë shpenzon më pak, teksa fluturon më shpejtë dhe më lartë.
Boeing 777-300ER i ri, do t’i ketë fibrat transmetuese, megjithëse nuk do t’i hiqen xhamat.
Mirëpo, kjo nuk vjen pa shqetësimet për siguri.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit