Apple po përballet me tallje të shumta në rrjetet sociale pasi prezantoi një ‘çorape’ që shërben për të mbajtur iPhone.
Gjiganti i teknologjisë prezantoi të martën iPhone Pocket me çmimin 230 dollarë. Shumë njerëz u revoltuan ndaj çmimit të lartë, kurse të tjerë nisën të talleshin duke e quajtur çorape e thurur me shtiza, madje një përdorues në X tha “230 dollarë për një çorape të prerë”.
Youtuber-i i famshëm Marques Broënle tha se është një “test” për fansat që “blejnë ose mbrojnë gjithçka nxjerr Apple.”
Të tjerë postuan foto të aktorit Sasha Baron Cohen në rolin e Borat duke thënë se xhepi përngjan me rrobat e tij të gjelbra të banjës.
Në një deklaratë për shtyp, Apple tha se aksesori është një artikull në sasi të kufizuar i krijuar në bashkëpunim me markën japoneze të modës Issey Miyake.
Stilisti i ndjerë kishte punuar më parë me kompaninë e teknologjisë për të stiluar golfët e zinj që janë veshur nga themeluesi Steve Jobs.
Apple tha se produkti është frymëzuar nga “një copë” dhe koncepti vjen nga “ideja e të krijuar një xhep shtesë.”
Versioni me rrip të shkurtër do të jetë i disponueshëm në tetë ngjyra, kurse me rrip të gjatë në tri.
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...