Glauk Aliu, nxënësi 13 vjeçar që krijoi një aplikacion bazuar në platformën gjirafaPikBiz, të premten vizitoi zyrat e kompanisë.
Nxënës në Shkollën Digjitale, Glauku ka krijuar një aplikacion të quajtur “Prishtina Map”, i cili përmban në vete vendet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, informatat rreth tyre, dhe përmes gjirafaPikBiz, tregon edhe rrugën se si të shkohet deri te ato lokacione.
Ai ka listuar shkolla, universitete, spitale, QKUK-ne, e shumë pika turistike e me interes në kryeqytet.
Të premten, ai ishte i ftuar në vizitë tek kompania e teknologjisë Gjirafa, të cilët shprehen kënaqësinë e tyre që platforma gjirafaPikBizi ka shërbyer këtij të riu që të krijoje një aplikacion.
Uebsajti www.gjirafa.biz është treguesi më i saktë i rrugëve, bizneseve dhe pikave me interes të Kosovës dhe Shqipërisë në internet, duke i treguar ato edhe në fotografi 360 shkallëshe (e vetmja platforme që ofron këtë veçori).
Glauku u prit nga stafi i Gjirafa, dhe u inkurajua që të vazhdojë në rrugën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ata i dhuruan atij disa bluza me mbishkrim të logos së “Prishtina Map” si dhuratë për krijuesin e ri të aplikacionit për smartfon.
Aplikacionin “Prishtina Map” mund ta shkarkoni në PlayStore.
Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësor...
Më shumë se 100 mijë vizitorë në Kalanë e Shkodrës
Dyshohet për lëndim të qytetarit, suspendohet polici në Feri...
Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng f...
Aksion bastisjeje në disa pavijone të Dubravës – të angazhua...
Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat një person, nisin kërki...