Për të karikuar baterinë e makinës mjaftojnë vetëm 10 minuta.
”Aspekti negativ është se sa më shpejt të karikohet një bateri, aq më e madhe është tendenca e joneve të litiumit që lëvizin nga elektroda pozitive në atë negative për t’u vendosur më pas plotësisht në sipërfaqen e asaj negative”, sipas studimit të universitetit Penn State, kordinuar nga Chao-Yang Wang, shkruan e përditshmja italiane ”Il Corriere della Sera”.
Në 60 gradë temperature ato rimbushen 80%, me 2 500 cikle rimbushjeje në 14 vjet pa shkaktuar pllaka në elektroda që kufizojnë jetëgjatësinë e funksionimit të baterisë.
Wang kapërceu këtë pengesë duke ngrohur më parë baterinë në një temperaturë më të lartë se sa duhej për të depozituar pllaka litiumi në elektrodën negative dhe duke futur 1 mikron filma të trashë nikeli midis shtresave të elektrodës.
Në më pak se 30 sekonda nikeli reagon ndaj rrymës, duke ngrohur të gjithë baterinë në 60 gradë.
“Karikimi i shpejtë është çelësi për të mundësuar një përhapje të gjerë të makinave elektrike. Për më tepër, kjo praktikë bën të mundur kufizimin e kohës së ekspozimit të baterisë në temperaturat e larta të karikimit duke gjeneruar një cikël të gjatë jetësor”, shpjegon Wang./atsh/
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...