Plot 1.5 miliardë njerëz janë të regjistruar në “Youtube”. E thënë ndryshe, gati 1/5 e popullsisë së botës, çdo muaj hyjnë në “Youtube”. Mesatarisht për një orë shikojnë video në “smartphone” dhe “tablet”, pa numëruar llojet e tjera.
Ka qenë vetë kompania ajo që ka publikuar këtë shifër, me rastin e VidCon, konferencës së dedikuar videove online në Kaliforni.
Ndërkohë në një postim në blogun e saj, administratorja Susan Wojcicki, është shprehur se janë arritur 250 milionë shikime për përmbajtjet origjinale, 37 seri dhe filma të shpërndarë deri tani në platformën me abonim “Youtube Red”, dhe ka paralajmëruar përmirësime të tjera që do të vijnë në aplikacion, apo dhe në versionin për kompjuter./arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...