Kompania japoneze “Nisseieco Co. Ltd.” prezantoi robotin-prift, të programuar për të dhënë një dorë ndihme në tempujt budistë, ku mund të kryejnë detyra të ndryshme, përfshirë atë të leximit të shkrimeve të shenjta gjatë funeraleve.
Roboti humanoid i quajtur “Pepper” u hodh në veprim gjatë ekspozitës më të madhe japoneze të arkivoleve dhe objekteve të tjera mortore, ku u shfaq i veshur me një rrobë të gjatë murgu. Sipas këshilltarit ekzekutiv të kompanisë, Michio Inamura, roboti do të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha ato detyrime fetare që po neglizhohen çdo ditë e më shumë nga shoqëria.
“Numri i familjeve që shkojnë nëpër tempuj e dhurojnë parà është në rënie, e kjo vihet re sidomos në zonat rurale.
Një situatë e tillë ka prekur mënyrën e jetesës së priftërinjve, shumë prej të cilëve janë detyruar të gjejnë punë ‘part-time’ e kështu nuk kanë kohë të lexojne ‘sutra’-t në mëngjes e në mbrëmje.
Ndaj menduam se ‘Peperi’ mund ta bënte fare mirë këtë punë”, tha Michio Inamura, nga kompania “Nisseieco Co. Ltd.”. Roboti, – shton Inamura, – do të ishte edhe një opsion më i lirë për familjet, duke qenë se kushton 50 mijë jenë apo 457 dollarë për funeral, krahasuar me koston tipike të mbi 240 mijë jenëve apo 2.194 dollarëve të kërkuar zakonisht nga priftërinjtë për një ceremoni mortore. Kurioziteti i vizitorëve ka qenë i madh, megjithatë një pjese të tyre sërish nuk i bind ideja që detyrimet fetare mund të përmbushen nga një robot./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit