Kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” tashmë dihet se e kanë vendosur Kosovën dhe Spanjën në Grupin B dhe ballafaqimi i tyre i parë do të zhvillohet në fund të muajit Mars të vitit të ardhshëm.
Mediat spanjolle po i kushtojnë tashmë një vëmendje të veçantë lojtarëve te Kosovës që luajnë nëpër klubet e ndryshme evropiane
Në artikullin e fundit të publikuar nga gazeta e njohur spanjolle “Marca”, i bëhet thirrje trajnerit Luis Enrique që të ketë kujdes të veçantë Valone Berishës dhe Arbër Arbër Zenelit.
“Luis Enrique dhe ekipi i tij tashmë duhet të analizojnë rivalët e Spanjës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke përfshirë ekipin e Kosovës”, shkruan “Marca”
Valon Berisha, mesfushori i Reims, është një nga lojtarët më të njohur dhe një nga kërcënimet e tyre kryesore nga ekipi kosovar .. por nuk duhet ta harrojmë as shokun e tij të skuadrës Arber Zeneli, shkruhet më tutje në këtë medium.
Mesfushori kosovar nga “Stade Reims” shënoi një gol të bukur këtë të Dielë kundër Brest. Një gol i shkëlqyeshëm që duhet të analizohet mirë nga stafi i trajnëeit të ‘La Rojas’, përfundon artikulli në “Marca”
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...