Lionel Messi dhe Eden Hazard kanë që të dy nga dhjetë asiste pas vetes, në ndeshjet e këtij sezoni. Dhe, mbrëmë, edhe mbrojtësi i Bayern Munichut e asistoi golin e dhjetë për këtë sezon.
Joshua Kimmich e arriti shifrën prej dhjetë asistove mbrëmjen e së premtes, kur e krijoi golin e Kinglsey Comanit, në fitoren e Bayernit me rezultat 3:2 ndaj Augsburgut.
Ai e mban tani të njëjtën statistikë me dy nga futbollistët më të mirë në Evropë, Messin dhe Hazadit. Mbrojtësi i krahut të djathtë e mban kreun në tabelën për më së shumti asiste në Bundesligë.
Edhe pse ai është i kënaqur që po kontribuon kaq shumë për skuadrën e Bayernit, ai e ka theksuar se për të është prioritet mbrojtja.
“Unë jam i kënaqur me golat dhe asistent e mia, veçanërisht pasi që kjo gjë do të thotë se unë jam duke i ndihmuar ekipit tim”, ka thënë 24-vjeçari.
“Por, unë jam i lumtur edhe kur nuk jam i përfshirë në gola, por ne fitojmë përsëri. Puna ime kryesore është të mbrojë, të sigurohem se ne nuk pranojmë gola. Dhe ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.
Kimmich dhe bashkëlojtarët e tij tani janë duke u përgatitur për ndeshjen e mesjavës, kur do të takohen me Liverpoolin, në kuadër të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë