Real Madridi, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Osasuna nuk do të kenë nevojë të paguajë dëmshpërblime për shmangie në pagimin e taksave. Këtë vendim, Gjykata e Bashkimit Evropian e mori sot.
Në vitin 2016 u raportua se këto katër klube kishin paguar vetëm 25 për qind për taksa ndaj shtetit spanjoll, ndërsa përqindja normale për personat dhe klubet e përfshirë në sport është 25 për qind.
“Komisioni nuk ka arritur ta dëshmojë, në nivelin e kërkuar ligjor, se këto klube ishin favorizuar nga autoritet përgjegjëse për pagimin e taksave”, ka thënë gjyqtari i këtij procesi.
Mediat spanjolle raportojnë se komisioni i kishte bërë një numër gabimesh në vlerësimin e këtij procesi, duke përdorur shifra vetëm për katër vjet, ndërsa problemi kishte ndodhur gjatë 23 vjetëve, në vitet 1990-2015.
Ligji, i cili kaloi në vitin 1990, i detyroi klubet spanjolle të bëhen kompani publike, me qëllim për ta promovuar transparencën. Megjithatë, klubet që ishin në situatë të mirë financiare e kishin luksin për të vendosur nëse duan të mbesin si klube sportive, gjë të cilën e bënë katër klubet në fjalë.
Si klube sportive, Barcelona, Real Madridi, Athletic Bilbao dhe Osasuna paguan 5 për qind më pak para në taksa, në krahasim me klubet e tjera, të cilat tani ishin të regjistruara si kompani publike
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...