​Gattuso nga e mërkura trajner i kësaj skuadre të madhe italiane

AC Milan coach Gennaro Gattuso gives instructions to his players during an Italian Cup quarter-final soccer match between Milan and Inter Milan at the San Siro stadium in Milan, Italy, Wednesday, Dec. 27, 2017. (AP Photo/Antonio Calanni)

17:58 | 9 Dhjetor 2019
M. A.

Genaro Gattuso pritet të bëhet shumë shpejtë me punë të re.​

Ish trajner i Milanit, sipas ‘CalcioNapoli24’, Gattuso mund të bëhet trajner i Napolit.

“Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit nga e mërkura, duke e zëvendësuar Carlo Ancelottin”, shkruan ky medium.

Skuadra e Napolit po kalon në një formë të dobët këtë edicion dhe aktualisht gjendet në pozitën e 7-të me 21 pikë.

Gattuso ishte larguar nga Milani në fund të edicionit të kaluar pas dështimit për ta kualifikuar klubin kuqezi në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale