Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë në të gjithë historinë e futbollit botëror.
Sulmuesi i Barcelonës në karrierën e tij sinjikative ka vendosur një sër rekordesh duke mahnitur të gjithë adhuruesit e futbollit anembanë globit.
Në një intervistë për mediat spanjolle Messi shprehet se rekordi që adhuron më shumë është ai i golashënuesit më të mirë në të gjithë historinë e La Ligas:
“Mendoj se rekordi si golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll në të gjithë historinë e La Ligas është shumë i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm. Ka pasur shumë lojtarë spektakolarë në këtë ligë, ndër më të mirët në botë, dhe të jesh golashënuesi më i mirë në histori të këtij kampionati, duke marrë parasysh nivelin e ligës spanjolle, kjo është e veçantë”.
Lionel Messi është edhe futbollisti i parë që ka arritur të fitoi, 6 herë “Topin e artë”, duke lënë pas rivalin e tij Cristiano Roanldon me 5 të tillë.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati