Epoka e Zlatan Ibrahimovic në Los Angeles nuk ka përfunduar ende.
Pas një sezoni të shkëlqyer te La Galaxy, Ibrahimovic është përfolur shumë për rikthim në AC Milan, por suedezi është duke qëndruar në MLS edhe gjatë vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.
It's official. He's back.#LAGalaxy sign @Ibra_official to new contract: https://t.co/K3TAE2PxKk pic.twitter.com/5pcScYRXQB
— LA Galaxy (@LAGalaxy) December 18, 2018
Klubi ka konfirmuar sot (e martë) se ai do të rikthehet për sezonin e ardhshëm.
“Ne jemi shumë të kënaqur për të nënshkruar me Zlatanin një kontratë të re që shënon rikthimin e tij për sezonin 2019”, ka thënë Dennis Kloese, menaxheri i përgjithshëm i klubit.
“Ai shfaqi vlerën e tij sezonin e kaluar dhe ne shpresojmë që ai të përfaqësojë klubin tonë vitin e ardhshëm. Me rikthimin e Zlatanit, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë skuadrën tonë para fillimit të sezonit”
37-vjeçari kishte shënuar 22 gola dhe kishte krijuar 10 asistime në sezonin e tij debutues në ligë duke fituar gjithashtu çmimin “Përforcimi i Vitit” në MLS dhe “Goli i Vitit” gjatë kësaj kohe./arbresh.info/
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...