Federata e Futbollit të Suedisë ka konfirmuar se ish sulmuesi i Manchester United, Juventusit, Interit, Milanit dhe PSG, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luaj në Kampionatin Botëror.
Golashënuesi më i mirë i kombëtares u pensionua nga detyra e tij pas Kampionatit Evropian 2016, por ka pasur spekulime që ai mund të rikthehet në turneun në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, trajneri Janne Anderson ka thënë këtë javë se ai nuk do ta ftoj atë dhe sot (e enjte) është konfirmuar që Ibra nuk do të luaj në Kampionatin Botëror.
“Kam folur me Zlatanin të martën”, ka thënë trajneri i skuadrës Lars Richt në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të federatës suedeze.

“Ai njoftoi se nuk ka ndryshuar mendjen e tij rreth lojës për skuadrën kombëtare. Përgjigjja është jo”
Të gjitha këto spekulime kishin lindur pas një interviste te Jimmy Kimmel, ku Ibrahimovic tha se Kampionati Botëror pa të nuk është Kampionat Botëror./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...