FC Liria nga Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të njohur kosovar, Yll Hoxha. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Hoxha do të jetë pjesë e ekipit bardhezi në edicionin e ri.
Mesfushori me përvojë ka qenë më herët pjesë e disa prej klubeve më të njohura në rajon, si TPS Turku në Finlandë, FC Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Feronikeli, Gjilani dhe Suhareka.
“Mirë se erdhe Yll Hoxha! Pas një karriere të gjatë dhe të pasur, Ylli i bashkohet FC Lirisë! Tani është koha për një kapitull të ri në Prizren – në zemrën bardhezi,” thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
FC Liria ka paralajmëruar përforcime të rëndësishme këtë verë, dhe afrimi i Yll Hoxhës shihet si një hap i madh drejt ndërtimit të një skuadre konkurruese për sfidat që e presin në sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...
Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare