Manchester City ka njoftuar se Yaya Toure ka nënshkruar një marrëveshje të re një vjeçare me klubin në ‘Etihad Stadium’.
Në fillim të kësaj jave u zbulua që Yaya Toure dhe agjenti i tij kanë qenë duke negociuar për një marrëveshje të re me klubin anglez pasi kontrata e mëparshme skadonte këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i kënaqur. I kam thënë vetës që udhëtimi në Manchester City nuk ka përfunduar ende dhe kur mora një telefonatë nga Txiki dhe diskutova me trajnerin, isha shumë i kënaqur”, tha 34-vjeçari për faqen zyrtare.
Toure ka shënuar në përgjithësi 79 gola brenda 299 paraqitje që nga koha kur Manchester City pagoi një tarifë prej 24 milionë funta te Barcelona për shërbimet e tij në vitin 2010./arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...