Derby County ka finalizuar nënshkrimin sensacional me sulmuesin Wayne Rooney nga DC United duke nënshkruar një kontratë 18-vjeçare, e cila starton nga janari i vitit 2020.
Rooney do t’i bashkohet klubit në rolin e lojtarit dhe trajnerit për 18 muaj me opsionin për të vazhduar tutje edhe për një vit duke i dhënë kështu fund kohës së tij në MLS pas kalimit në qershor të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i ngazëllyer me mundësinë që Derby County më ka ofruar mua”, ka thënë Rooney.
“Mezi pres t’i bashkohem Philip Cocus, stafit të trajnerëve të tij dhe skuadrës së parë nga fillimi i janarit. Jam i sigurt se mund të bëjë një kontribut të madh dhe nuk mund të pres për t’i takuar të gjithë, veçanërisht tifozët”
Rooney do të bartë fanellën me numër 32./arbresh.info/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije