Melbourn City ka njoftuar se ka transferuar Valon Berishën në formë huazimi nga Reimsi.
Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se reprezentuesi i Kosovës është duke e pritur vizën nga shteti australian që të finalizohet e gjithë marrëveshja.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se reprezentuesin kosovar Valon Berisha do t’i bashkohet Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1 Stade de Reims për sezonin 2022/23 të Ligës A për meshkuj, me kusht që të miratohet viza”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre.
“Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në ligën më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio”.
“Berisha erdhi në formacionin e të rinjve të Norvegjisë nga U15-at dhe u përball 20 herë në nivel të lartë pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar në 2012”.
“Në vitin 2016, mesfushori e kaloi besnikërinë e tij ndërkombëtare në vendin e prindërve të tij, Kosovën, ku që atëherë ka luajtur 35 ndeshje”, thuhet më tej në komunikatën e Melbournit.
?? We’re delighted to confirm that Kosovan international Valon Berisha will join City on loan for the upcoming @aleaguemen season!
???? ??? ??? ???? ?? ✍️ https://t.co/XRvx6Cyk2H
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) September 7, 2022
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...