Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka dënuar me dy ndeshje suspendim futbollisitin Mirlind Daku.
Lajmin e ka konfirumar edhe FSHF-ja ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se futbollisti nga Gjilani është suspenduar dy ndeshje nga UEFA, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi shqiptar do të humbasë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Spanjës, e cila zhvillohet të hënën nga ora 21:00.
Po ashtu Daku do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme nëse Shqipëria kalon fazën e grupeve.
Ky dënim për 26-vjeçarin vjen pasi ai kishte sharë maqedonët së bashku me tifozët shqiptarë, pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci.
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali