Theo Hernandez është zyrtarisht një lojtar i Milanit pasi kontrata e tij është depozituar në Lega Serie A duke finalizuar kështu transferimin në formë të përhershme nga Real Madridi.
Nuk janë publikuar ende detaje rreth çmimit të marrëveshjes, por uebfaqja e Lega Serie A konfirmon se lëvizja është e përhershme dhe jo në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.
Ai tashmë ka kryer testet mjekësore të hënë dhe të martën, por kontrata pesë vjeçare është regjistruar diku rreth të premtes në mbrëmje dhe është shfaqur në listë mëngjesin e sotëm (e shtunë).
21-vjeçari është vlerësuar se kushton 20 milionë euro./arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri