Zyrtare: Tashmë është zyrtare, Shqipëria emëron trajnerin e ri

11:45 | 19 Korrik 2017

Tashmë është zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, trajneri italian, Christian Panucci, është emëror trajneri i ri i Shqipërisë.

Panucci do ta zëvendësojë strategun italian, Gianni De Biasi, i cili dha dorëheqje nga Kombëtarja para disa javëve.

Ish-lojtari i Milanit, Romës, Real Madridit, Chelsea dhe Interit ka drejtuar skuadrat italiane Livorno dhe Ternana.

Kurse, për një kohë ka qenë edhe ndihmës i strategut italian, Fabio Capellos te përfaqësuesja e Rusisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara