UEFA ka konfirmuar se finalja e Superkupës mbetet në Irlandën Veriore, pas spekulimeve se do lëvizet në Stamboll.
Me 11 gusht do shohim fituesin e Ligës së Kampionëve, Chelsea që do përballet me fituesin e Ligës së Evropës, Villarreal, me ndeshjen që do zhvillohet në “Windsor Park”, transmeton lajmi.net.
Stambolli duhej të ishte mirëpritësi i finales së Ligës së Kampionëve, por shkaku i pandemisë së COVID-19, u ndryshua në Portugali.
“Ne kemi mbajtur kontaktet e ngushta me partnerët tanë në UEFA dhe jemi të lumtur që ndeshja do qëndrojë në Belfast”, tha drejtori i FA, Patrick Nelson.
Detajet për kapacitetin dhe tiketat për Superkupë ende nuk janë mbyllur dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet në të ardhmen e afërt.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...