Zyrtare: Sulmuesi prish kontratën me Prishtinën, mbetet futbollist i lirë!

13:53 | 8 Korrik 2020

Futbollisti i cili ishte në prova te TSV Alemannia Aachen në Gjermani, Armend Gashi, e ka ndërprerë kontratën me Prishtinën.

Sulmuesi ka prishur kontratën për shkak të minutazhës së vogël që e kishte paraprakisht te bardhekaltërit.

Lajmi është konfirmuar nga Gashi.

“E kam shkëputur kontratën me Prishtinën dhe tani jam futbollist i lirë”, deklaroi Gashi për Gazetën Olle.

“Arsyeja kryesore është që nuk kisha hapësira te Prishtina. Tani shpresoj të gjejë ndonjë ekip ku do të kemë më shumë minutazhë”, shtoi sulmuesi.

Ai ka theksuar që i ka kryer provat në Gjermani dhe është kthyer në Kosovë, pasi që situata pandemike e pengoi procesin e paraparë.

Gashi ka shtuar se është i hapur për oferta nga klubet tjera.

Ish-sulmuesi i Prishtinës u huazua te klubi gjakovar, Vëllaznimi, në afatin kalimtar të janarit.

Mirëpo, ai nuk i ndihmoi kuqezinjtë pasi që u nis drejt Gjermanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara