FFK ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të stërvitet në Hajvali.
Më parë u njoftua se stërvitja e Kombëtares në stadiumin, “Fadil Vokrri” do të anulohet.
Tani FFK ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni dhe ora e stërvitjes. Stërvitja e paraparë në “Fadil Vokrri” duhej të mbahej në orën 19:00.
“Stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00”, u tha në deklaratë.
“Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri””, tha FFK.
“Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, u tha në njoftimin e Federatës.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë