Silvio Berlusconi ka pranuar që të shesë 48 për qind të aksioneve të Milanit te Bee Taechauboli, pasi është arritur një marrëveshje pas tetë javë bisedimesh.
Biznesmeni tailandez për një kohë të gjatë është lidhur me blerjen e aksioneve të gjigantit italian dhe këtë blerje e ka konfirmuar klubi nëpërmjet një komunikate për medie.
Në bazë të marrëveshjes, Berlusconi do të mbetet president i klubit ndërsa kompania e tij do të ketë 52 për qind të aksioneve në Milan.
“Presidenti Silvio Berlusconi ka aprovuar marrëveshjen mes Fininest dhe Bee Techauboli që për tetë javë ishte në bisedime për Milanin”, thuhej në komunikatën e klubit.
“Gjatë kësaj kohe, Berlusconi, i cili do të jetë president i klubit, dhe Taechauboli, do të punojnë së bashku në planet ambicioze te Milani”.
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...