Roma ka finalizuar transferimin e tyre të parë këtë verë duke nënshkruar me Hector Morenon për një tarifë prej 5 milionë euro.
Reprezentuesi meksikan iu bashkua skuadrës italiane nga PSV Eindhoven dhe është bërë transferimi i parë për drejtorin e ri sportiv Monchi, transmeton portali arbresh.info.
“AS me kënaqësi iu njofton nënshkrimin me mbrojtësin qendër të PSV Eindhoven Hector Moreno”, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare.
“29-vjeçari, i cili ka bërë 79 paraqitje për Meksikën, iu bashkua klubi në formë të përhershme duke nënshkruar kontratë katër vjeçare të vlefshme deri më 2021”
Moreno iu bashkua “Giallorossëve” pas dy sezoneve të skuadra holandeze PSV, ku ai i ndihmoi skuadrës së Phillip Cocus të fitoj titullin në Eredivisie gjatë sezonit 2016/17./arbresh.info
https://twitter.com/ASRomaEN/status/874607348320481280
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës